Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se ka pasur kënaqësinë që të takojë dhe të njohë ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai tha se s’ka pasur mundësinë që ta njohë si mik, si të tjerët, por e ka njohur në realizimin e punës së tij.

“Ish-kryeministri (italian), e përshkruajti Rugovën si shok, por unë nuk mund ta them këtë. Por unë mund ta them se ai ishte një inspirim dhe mësues për mua. Shtetet e Bashkuara mbështesin atë çka përfaqësonte dhe bënte Ibrahim Rugova. I gjithë respekti im është për Ibrahim Rugovën, për atë çka ishte dhe çka bënte”, tha Hovenier.

“Kur e takova për herë të parë, ishte këtu në Prishtinë. Po mbaja bllokun tim të shënimeve për të marrë shënime të rëndësishme. Dhe po shpresoja, po shpresoja të ma jepte një gurë sepse kjo ishte e famshme dhe shumë prej kolegëve të mi shpresonin dhe ai nuk ma dha, u theva i tëri. Shpresoja sepse kishim shumë respect për atë çka bënte ai”, tha Hovenier.