Ambasadori amerikan

Hovenier: Rugova është frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Hovenier theksoi se Rugova është një frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën.

“Trashëgimia e Presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, shkroi Hovenier në platformën X.

VIDEO BONUS: Bekë Berisha: AAK-ja aktualisht është 12 për qind, sivjet shkojmë në zgjedhje