Jeff Hovenier

Hovenier pyetet mbi mundësinë e ekstradimit të Radojiçiq: Ai e pranoi që organizoi sulmin, duhet të mbahet përgjegjës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që ta shohin Milan Radojiçiq të mbajë përgjegjësi për organizimin e sulmit terrorist në Bajnskë të Zveçanit më 24 shtator. Kështu bëri të ditur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në një diskutim në “Atlantic Council”.

Ai fillimisht u pyet për hetimet që po bëhen në lidhje me rastin që la të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.

“Hetimi ynë është në përfundim. Ne nuk jemi gati që të bëjmë të gjitha elemente e këtij hetimi, por dua të përsëris disa gjëra, e marrim këtë shumë seriozisht….Ka qenë një kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës dhe sovranitetit, dhe një tragjedi. U vra një zyrtar policor i Kosovës, ka mundur të ketë të tjerë”, u shpreh ai.

Hovenier tutje përsëriti që ShBA nuk e ka marrë lehtë këtë çështje, dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.