Ambasadori

Hovenier: Ne e ndihmojmë Kosovën në rrugën e integrimit, por kjo s’vjen falas

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në një takim me gazetarë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duan Kosovën të avancojë në trajektoren e vet evropiane dhe Evro-atlantike, por kjo nuk vjen falas.

Ambasadori Hovenier tha se e mbështesin plotësisht Kosovën, por askush nuk duhet të jetë i befasuar kur gjejnë se qeveria nuk po vepron krejtësisht në përputhje me premtimet e bëra.

“Kam vërejtur se një numër i njerëzve në Kosovë duken të befasuar që derisa SHBA-të e kanë mbështetur, e mbështesin dhe do t’i mbështesin qytetarët e Kosovës, projektin e Kosovës, ta shoh këtë vend të arrijë potencialin e vet të plotë, që jemi të përkushtuar siç kemi qenë gjithmonë, kjo nuk nënkupton se do t’i jepim ‘letër të bardhë’ çdo Qeverie të Kosovës në çdo përzgjedhje të politikave që bën”.

“Ne e mbështesim plotësisht këtë projekt të Kosovës, por askush nuk duhet të jetë i befasuar kur gjejmë se qeveria nuk po vepron krejtësisht në përputhje me premtimet e bëra më parë ashtu siç i kuptojmë ne ato premtime. Këto çështje janë gjithashtu pjesë e bisedimeve që kam me kryeministrin Kurti”, deklaroi Hovenier.

VIDEO BONUS: Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je