Hovenier takohet me Haradinajn, diskutojnë rreth rolit të opozitës dhe partneritetit Kosovë-SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt.

Hovenier ka thënë se me Haradinajn kanë diskutuar rreth rolit të një opozitë konstruktive.

Ndër të tjerash, në njoftim thuhet se është diskutuar partenriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës, të cilin ambasadori e quajti “të palëkundur”.

“Me Ramush Haradinajn, diskutuam rreth rolit thelbësor të një opozite konstruktive. Gjithashtu ritheksuam rreth partneritetit të palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hovenier.