Zëdhënësi i oganizatës terrorist Houthi jemenas, grup ky që financohet nga Irani, Yahya Saree, ka folur për përfshirjen e mundshme ushtarake të SHBA-së në një konflikt me Iranin, duke thënë se Jemeni dhe Houthit nuk do ta shikojnë atë pa veprime të ashpra ushtarake kundër infrastrukturës amerikane.
Në një fjalim të transmetuar në media, Houthi njoftoi gatishmërinë e tyre të plotë për të synuar anijet luftarake amerikane në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë Iranin, transmeton Ballkani.info.
القوات المسلحة اليمنية تنشر بياناً بشأن التطورات الأخيرة في المنطقة، وتعلن استعدادها للمشاركة في استهداف السفن والبوارج الأميركية في البحر الأحمر، في حال شنت واشنطن عدواناً مسانداً للعدو الإسرائيلي على #إيران.#اليمن #الميادين pic.twitter.com/Jl2inku2pu
— قناة الميادين (@AlMayadeenNews) June 21, 2025
“Çdo sulm i përbashkët amerikano-izraelit ndaj Iranit përbën një agresion të drejtpërdrejtë kundër kombit, me qëllim të imponimit të hegjemonisë sioniste mbi rajonin dhe privimit të popullit të tij nga liria dhe pavarësia”, tha ai.
Ai theksoi se forcat jemenase po monitorojnë nga afër të gjitha lëvizjet ushtarake në rajon.
“Ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur vendin. Jemeni nuk do të qëndrojë duarkryq përballë çdo agresioni kundër shtetit motër islamik,” theksoi Saree.
Së fundi, ai tha se Houthi-t nuk do ta harrojnë popullin e Gazës.
“Kjo është një betejë e të gjithë kombit. Ne nuk do t’i braktisim vëllezërit tanë në Gaza dhe do të ngulmojmë me të gjithë ata që kundërshtojnë agresionin sionist, qoftë në vetëmbrojtje apo në mbështetje të rezistencës palestineze,” përfundoi organizata Houthi. /Ballkani.info/







