Hotit i hidhen letra në fytyrë: Momenti kur disa aktiviste ia ndërprejnë konferencën për media

Kryeministri i vendit, Avudllah Hoti ka folur në konferencë për media rreth dialogut me Serbinë, por më pas ndodhi një incident kur disa aktiviste i hodhën letra në fytyrë.

Të njëjtat, kanë protestuar lidhur me vendimin për uljen e dënimit për Pjetër Ndrecaj, i cili dy vite më parë vrau gruan dhe të bijën.

Ato kanë akuzuar se shteti nuk e ka trajtuar këtë çështje si duhet.

Ndërkaq, Kryeministri u është përgjigjur se ai nuk është njeriu i duhur për t’i kërkuar llogari lidhur me këtë vendim.