Hoti: Vendimeve të Qeverisë sime duhet t’iu frikësohen vetëm ata që kanë frikë nga vendosja e ligjshmërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur rreth kritikave që ka marrë pas shuarjes së Task Forcës për luftimin e korrupsionit.

I pyetur rreth kritikës së ambasadorit amerikan Kosnett, Hoti ka thënë se s’komenton lidhur me ato deklarata.

“Në parim nuk i  komentoj deklaratat e ambasadorëve të partnerëve tonë. Është e drejtë e tyre dhe duhet t’i respektojmë”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Qeverisë ka treguar se ka pasur takime më të gjithë ambasadorët e QUINT-it për t’u njohur me qëndrimet dhe shqetësimet e tyre rreth punës së shuarjes së Task Forcës.

“Unë kam pasur takime, edhe me ambasadorët e QUINT-it. I kam takuar të gjithë, për t’i  adresuar shqetësimet që ata kanë lidhur me këtë vendim të marrë në Qeveri”, ka thënë Hoti.

Tutje kryeministri ka thënë se në pika e parë e themelimit të Taskë Forcës ka qenë antikushtetuese, meqë aty është kërkuar nga Prokuroria që të themelohen struktura të caktuara për luftimin e krimit e organizaur dhe korrupsionit.

Hoti ka siguruar se punët që janë nisur nga Task Forca do të vazhdojnë të paprekura për të gjitha çështjet.

 Në fund ka thënë se nga vendimet e Qeverisë Hoti duhet të kenë frikë vetëm ata që kanë frikë që do t’iu shkohet gjërave deri në fund për vendosjen e ligjshmërisë.

“Duhet të kenë frikë, vetëm ata që kanë frikë që ne do t’iu shkojmë gjërave deri në fund sa i përket vendosjes së ligjshmërisë”, ka thënë ndër të tjera Hoti.