Hoti: Sot mbajtëm mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, morëm shumë vendime të rëndësishme

Qeveria e Kosovës në orën 8:30 ka nisur mbledhjen e rregullt të saj. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti përmes një konfernce për media ka shpalosur vendimet që janë marrë sot.

Ka konfirmuar se janë ndarë shuma të mëdha të parave për biznese dhe qytetarë për programe të ndryshme. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.


“60 milionë euro do të mbështeten bizneset varësisht nga numri që ato kanë. Do të përdorim kritere shumë të thjeshta. Mjektet do të ndahen si subvenicionim mbi koston e pagave që kanë bizneset në Kosovë. Mjetet janë në disposicion dhe Ministria e Financave do të eksekutojë sa më parë ato”, ka deklaruar Hoti.

“Sot kanë qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë”, thotë Hoti.