Hoti sonte e tha të njëjtën gjë që Haradinaj e thoshte në vazhdimësi: Taksa-Shtëpia e Bardhë!

Ish deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas deklarimit të fundit të zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hoti se nëse hiqet taksa, udhëheqësit e Kosovës javën tjetër do të pritëshin në Shtëpinë e Bardhë.

Nitaj ka kujtuar se të njëjtë gjë e kishte thënë ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Ja u la Ramushi, tash harxhojeni si prej babes!

Kryelajmi i darkes sonte qenka: “Nese hiqet taksa pa kushte, udheheqesit e Kosoves te marten priten ne Shtepine e Bardhe!

Ani mire boll, vec mos harroni se kjo eshte kredia qe e krijoi Ramush Haradinaj, qe ju aq shume e luftuat.

Kete takse e keni trashegim prej tij si token e babes dhe tash “hajeni talla talla”!

Vec po ju pyes, cka do te beni kur ta harxhoni edhe kete takse, cka do t’i ofroni tjeter Serbise per njohje!

MN