Kryeministri, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të veprimtarit të LDK-së, Esad Dauti, i cili ka ndërruar jetë sot.

“Sot u nda nga ne Profesor Esati, mik shumë i dashur për mua, profesor i respektuar i shumë gjeneratave. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Profesor doktor Esad Dauti ishte veprimtar i hershëm dhe një ndër themeluesit e LDK-së.