Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, partitë të propozojnë ndryshimet

Kryeministri Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj.

Ai, madje buxhetin për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti, ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çfarë i ka ftuar edhe ta votojnë atë.

“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar”.

“… është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë.  Të urdhërojnë grupet për të bërë ndryshime edhe ta miratojmë”.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanaj, dhe me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica kur vizituan qendrën “Handikos”.