Deputeti i LDK-së

Hoti rendit projektet milionëshe të bllokuara: Çfarë politike është kjo – edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pyetur Qeverinë se kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Ish kryeministri i Kosovës ka renditur edhe projektet që janë bllokuar si pasojë e masave ndëshkuese të BE’së ndaj vendit.

“Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar.  Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë: