Hoti – Qeverisë: S’mund të vazhdohet më kështu, hiqne TVSH-në e rritni pagat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se refuzimet e tyre si grup parlamentar nuk janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës pse nuk ishin ide adekuate, por pse ishin të LDK-së.

Ai thotë se nuk mund të vazhdohet më kështu, kërkon që TVSH-ja të hiqet.

Ai kërkon edhe të rriten pagat ë përputhje me inflacionin.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.  Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë. Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë: