Hoti: Qeveria zotohet për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me Sindromën Down

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në Ditën Botërore të Sindromës Down, thotë se Qeveria e Kosovës ,edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.

Hoti thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme.