Hoti: Qeveria do të furnizojë me gjërat e nevojshme komunat e prekura me koronavirus

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria do të furnizojë komunat e prekura me koronavirus me gjëra të nevojshme.

“Do të furnizojmë komunat dhe të shpresojmë se përhapja e koronavirusit të mos jetë aq e madhe dhe të mos vendoset edhe ndonjë komunë tjetër në karantinë”, tha Hoti për televizionin publik.

Kosova ka konfimuar nëntë raste me koronavirus, prej tyre katër vetëm sot.

Malisheva, Vitia, Klina dhe Podujeva janë komunat në të cilat janë regjistruar rastet.