Hoti publikon foto me nxënësit: Fillimi i shkollës është emocion i madh

Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar sot nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor..

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se ky vit është ndryshe nga të tjerat, teksa bëri thirrje që të respektohen masat kundër Covid-19.

“Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi, dhe krejt çka duhet të bëjmë ne si prindër, arsimtarët dhe fëmijët tanë është t’i respektojmë masat kundër COVID-19, pasi që vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin.”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë,
Urime fillimin e vitit të ri shkollor!
Fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërkaq dita e parë e shkollës për fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, bashkë me shokët e shoqet e reja, ku përballë do të kenë mësuesit e tyre, mbetet emocion i rrallë dhe i papërsëritshëm.

Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi, dhe krejt çka duhet të bëjmë ne si prindër, arsimtarët dhe fëmijët tanë është t’i respektojmë masat kundër COVID-19, pasi që vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin.