Hoti përgëzon financimin e “Autostradës së Paqes”: Po zbatohet marrëveshja e Washingtonit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përgëzuar nënshkrimin e marrëveshjes për financimin e “Autostradës së Paqes”, e cila do të lidhë Prishtinën me Nishin, nga udhëheqësi i Korpooratës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Ki mberly Reed.
Hoti ka thënë se ky është një hap drejt përmbushjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
“Lajm i mirë drejt përmbushjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ky projekt do të lidhë Nishin dhe Prishtinën”, ka shkruar Hoti në Twitter
Good news towards fulfilling the #EconomicNormalization agreement signed at the @WhiteHouse. This project will connect Nis and Pristina. https://t.co/GWymSXhf3A
— Avdullah Hoti (@Avdullah) September 15, 2020