Hoti për dërgimin e FSK në misione jashtë vendit: Ky është rezultat i përgatitjes dhe profesionalizmit të vajzave dhe djemve tanë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se sot pas kërkesës nga ana e tij do mbahet Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, që do ketë si pikë të rendit të ditës marrjen e vendimit për bashkë-dërgimin e FSK;së në misione jashtë vendit.

Hoti tha se pas ftesës nga SHBA’të, Qeveria e Kosovës me 31 dhjetor 2020 ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Kryeministri e cilësoi këtë si rezultatet të përgatitjes dhe profesionalizmit të vajzave dhe djemve në FSK, dhe bashkëpunimit me SHBA’të.

‘’ Me kërkesën time, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2020, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës’’, shkroi Hoti.

Ky është postimi i plotë:

”Me kërkesën time, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2020, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.

Ky është rezultat i përgatitjes dhe profesionalizmit të vajzave dhe djemve tanë në FSK, si dhe i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me vendin mik të përjetshëm, ShBA-në.”