Hoti: Nuk e votojmë Vjosa Osmanin, vendit i duhet një president jopolitik

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoti në një deklarim për medie tha se u takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.