Hoti: Nesër i dorëzoj detyrën Kurtit

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka mbajt konferencë për media. Ai ka thënë se nesër do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij.

“Nesër do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.

“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA’së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Hoti.

“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.

“Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.