Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund t’i kemi në javët dhe muajt e ardhshëm.
Hoti gjatë vizitës në Spitalin e FSK’së ka thënë se duhet të përgaditet edhe FSK’ja për luftimin e pandemisë.
“Së bashku me ministrin Zemaj inspektuam Spitalin ushtarak për të parë kapacitet që FSK do t’i vë në dispozicion të qendrës spitalore në rast se kemi nevojë t’i përdorim edhe këto kapacitete. Do t’i qëndrojmë afër Ministrisë së Mbrojtjes për t’i ngrit kapacitet që të përballojmë situatën në të cilën po kalojmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund t’i kemi në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hoti para gazetarëve.
Kryeministrit Hoti theksoi se do t’i qëndrojnë afër Ministrisë së Mbrojtes por edhe FSK-së për ngritjen e kapaciteteve që të përballohet kjo situatë në të cilën po kalon vendi.






