Hoti nënkupton se meritat për patent-shoferët s’i ka veç Qeveria Kurti: U konkretizua angazhimi i gjatë i Kosovës

Ish-kryeministri tani deputet Avdullah Hoti, ka shkruar pas vendimit gjerman për njohjen e lejeve të vozitjes për kosovarët, se sot u konkretizua një ‘angazhim afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve’.

Hoti shkruan:

Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë.

Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madhë e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetu strehim dhe punë në Gjermani falë mikëpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani.

Gjermania është ndër partnerët kryesorë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe i gjithë populli i Kosovës është mirënjohës për këtë miqësi.