Hoti në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Zhvillimi i vendit arrihet vetëm me unitet

Kryeminstri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se vlëresimi më i lartë që mund t’iu bëhet dëshmorëve është zhvillimi i vendit, duke shtuar se kjo mund të arrihet vetëm më një unitet politik, raporton Ekonomia Online.

“Rrëfime plot dhimbje e kanë dëshmuar fatin tonë tragjik. Ne të gjithë e kuptuam se interesat e caktuara të fqinjëve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në favorin tonë. Nga kjo nuk ka popull tjetër që e kupton më mirë çmimin e lirisë sesa shqiptarët. Familja jashari me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme. Adem Jashari dhe familja e tij jetoi dhe veproi përmes vështirësive me gjithë populli duke u e transformuar në simbolin e sakrificës. Si kryeminstër jam i vetëdijshëm që Kosova ka rrugëtuar drejt zhvillimeve të saj”, tha ai.

“Vlerësimi më i lartë dhe respekti më i lartë për ata që dhanë jetën, këtë mund ta realizojmë vetëm të bashkuar pavarësisht dallimeve politike që kemi”, tha Hoti.