Hoti: Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet, çmimet janë rritur për 21 për qind

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të rrisin subvencionet në produktet për prodhimtari bujqësore.

Kjo, pasi sipas tij, çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur për mesatarisht 21 për qind.

Hoti këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’-un e tij, teksa ka specifikuar edhe fushat ku duhet shtuar subvencionet nga dikasteri i bujqësisë.

“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumësht”, thuhet në postimin e tij.