Hoti: Me pas shfrytëzu Thaçi sikurse Osmani zyrën e Presidencës, shoqëritë civile do bënin sallta – tani po heshtin se janë servilë

Drejtuesi i emisionit satirik “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti, ka kritikuar ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin, pasi ajo dje priti në takim disa asambleist të LDK’së, që kanë aderuar në Iniciativën e saj.

Me anë të një shkrimi në Facbook, Shkodran Hoti ka thënë se me pas shfrytëzu ish-presidenti Hashim Thaçi zyrën e Presidencë, njëjtë siç ka bërë Vjosa Osmani, shoqëritë civile do bënin sallta.

“Me pasë shfrytëzu Thaçi Presidencën në këtë mënyrë, disa partizanë të institucionalizmit nga shoqëria civile do e bënin sallatë me kritika. Sot heshtin! Dhe a e dini pse? Sepse janë hipokritë e servilë të përjetshëm”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe Vjosa Osmani është kritikuar shumë edhe nga figura të tjera publike për takimin e saj politik në zyrën e Presidentit. Kjo është parë diçka si jo ligjore, joetike dhe bie ndesh me pozitën e saj.

Më poshtë postimi i plotë i Hotit. 

Me pasë shfrytëzu Thaçi Presidencën në këtë mënyrë, disa partizanë të institucionalizmit nga shoqëria civile do e bënin sallatë me kritika. Sot heshtin! Dhe a e dini pse? Sepse janë hipokritë e servilë të përjetshëm.

Mirë se vini në zyrën e Iniciativës së Vjosës! Me gjasë Dr. Haxhi Avdyli është fshehur pas bredhit me i surprizu mysafirët.