Hoti me ministrat e tij nisen me autobus drejt Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku  shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëton me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti.

Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orën 12:45.

Janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.