Hoti me ministra pa maska e pa distancë, Kelmendi: Kjo qeveri sonte do të duhej të jepte dorëheqje

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas fotografisë që shfaq kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrat e tij tubë në autobus, pa maska dhe pa distancë.

Në një fotografi të publikuar nga shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi, gjatë udhëtimi të tyre me autobus, asnjëri nga zyrtarët e lartë, përfshirë kryeministrin, nuk po mbajnë maska dhe distancë siç kanë urdhëruar vetë.

“Qeveria e Kosovës porositë: kështu shkelet ligji! Qeveria e Kosovës sot gjatë udhëtimit me autobus na ka treguar se kështu duhet shkelur ligji nga ata që kanë pushtet.Pa maska, pa distancë. Ndërsa qytetarët duhet dënuar kudo që i zeni në rrugë, në veturë dhe kudo që nuk vendosin maska dhe nuk respektojnë distancën. Nëse ka një pikë ndërgjegje, kjo qeveri do të duhej sonte të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Kelmendi.