Hoti: Me marrëveshjen e sontme Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në Ballkan

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot në Prishtinë me SHBA-në është historike.

“Ajo që po shohim është vëmendja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këtë vëmendje Kosova dhe regjioni nuk e kanë pasur që nga shpallja e pavarësisë”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

“Ka qenë Presidenti Bush nga Tirana që ka treguar vëmendjen ndaj Kosovës me ato deklaratat e tij dhe tash është Trump për të çuar dy vendet drejt normalizimit të plotë”,

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale . Kur arrihet marrëveshja finale nuk e di por ne si qeveri jemi të përkushtuar për të lëvizur drejt saj”.

Hoti ka thënë se me marrëveshjen e sontme përfiton komplet regjioni dhe në veçanti Kosova.

“Me këtë Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në Ballkan”.