LDK-ja sot e ka vazhduar fushatën e saj në Gjilan, shkruan Ballkani.info
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.
“Më 14 shkurt, qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Anamoravës do ta demonstrojnë dashurinë e tyre për shtetin e Kosovës!” ka shkruar Hoti.
Lajmi i plotë:
Falemnderit Gjilan! Jam i lumtur me pritjen e jashtëzakonshme që na bënë gjilanasit. Sa shumë entuziazëm e zell për Lidhjen tonë! Më 14 shkurt, qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Anamoravës do ta demonstrojnë dashurinë e tyre për shtetin e Kosovës! Forcat e urrejtjes dhe përçarjes përnjëherë po e përmendin dashurinë, sepse po e dinë që qytetarët nuk duan dhunë e kaos, por zhvillim e stabilitet. Të dielën jam i bindur që do të dalim fitues. Qytetarët do të votojnë për demokracinë, e jo për shami-kuqtë e autokracinë që haptas duan ta zhbëjnë Republikën tonë. Duajeni Kosovën më 14 shkurt! Vetëm kaq mjafton që të votohet masivisht LDK-ja!#shtetishtet#LDK132







