zv-kryeministri

Hoti: LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK nuk rri në qeveri nëse nuk dëgjohen SHBA-të dhe nuk hiqet taksa pa kushte.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në T7 ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte.

“A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rri. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK-ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti.

Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar.

“Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet. Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti thotë se marrëveshja e koalicionit ishte që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet.

“Pjesë e marrëveshjes së koalicionit është të hiqet tarifa dhe të zëvendësohet me masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk reflekton me heqjen e pengesave, thotë Hoti.

“Kërkesa ynë ka qenë të ulemi dhe të dakordohemi lidhur me çështjen e takës. Ne jemi qeveri dhe duhet konsensus që vendimet e qeverisë të merren së bashku. Besoj se duhet ulemi të bisedojmë”, shtoi Hoti.