Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeveria e Ramush Haradinajt duhet të bie.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosovës i duhet qeveri pro evropiane, pro zhvillimit.
“Kot e ka koalicioni i ‘punëve të mëdha’. Nuk mund të qeverisin. Duhet të lëshojnë rrugë sa më parë. Për të mirën e qytetarëve. Për të mirën e ruajtjes së miqësive me partnerët tanë. Nuk ka vota nga opozita për ta shkatërruar shtetin. Kosovës i duhet qeveri evropiane, pro zhvillimit. ka shkruar Hoti.







