Hoti: Kosova duhet të jetë gati për dialog i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i është gëzuar emërimit të Gabriel Escobar, si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.

Hoti tha se Kosova duhet të jetë gati për dialog i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”.