Hoti kërkon të dalë në foltore, Osmani refuzon t’ia japë fjalën

Pas votimit të djeshëm të Qeverisë Hoti, është duke u mbajtur seanca e parë plenare e Kuvendit, të cilën është kthyer ta drejtojë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Pas fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës, kryeministri Avdullah Hoti është parë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që t’ia japë fjalën, por kjo kërkesë siç duket iu refuzua

Në pamjet tjera, është edhe një pjesë ku Osmani pasi e fton deputeten e radhës për ta marrë fjalën, kthehet t’i japë sqarim dikujt (ndoshta Hotit), që nuk shihet në kuadër dhe po ashtu nuk dëgjohen fjalët e Osmanit, pasi ajo fillimisht e ndalë mikrofonin.

Osmani, që është edhe nënkryetare e LDK-së, dje refuzoi ta drejtojë seancën e Kuvendit që kishte vetëm një pikë të rendit të ditës: formimin e qeverisë së re me Avdullah Hotin kryeministër.