Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se programi i Qeverisë që ai drejton është shumë i qartë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike.
Për këtë duhet edhe mbështetje nga donatorët e jashtëm, pasi Hoti thotë se 1.2 miliardë euro do të hynë në treg.
“Ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore”, ka shkruar Hoti ndër tjerash.
Pandemia ka shkaktuar probleme të mëdha socio-ekonomike, duke detyruar shtetin që përmes mekanizmave të krijojë stabilitet në treg dhe rimëkëmbjë ekonomike. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:







