Hoti i thur lavde Gjakovës: “T’i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves”

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti ka vizituar qytetin e Gjakovës.

Në postimin që e ka bërë në rrjetet sociale, Hoti i ka thurur lavde qytetit të Gjakovës.

“Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti”, tha ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Në Gjakovën e Akademik Fehmi Aganit!Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti.

Gjakovë, t’i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimin në mbarë botën.

Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit.Strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë politike, u garantova se do të jemi të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin tonë për zhvillim të Gjakovës dhe Kosovës.

Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës!Zoti e bekoftë LDK-në!