Hoti flet për raportet e tij me Osmanin: Është për keqardhje sjellja e saj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportet e tij me Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit, njëheri edhe nënkryetaren e LDK-së.

“Raportet i kemi zyrtare ashtu edhe siç duhet të jenë, për shkak se ajo pati qëndrime të tjera për dallim nga partia e saj”.

“Është për keqardhje sjellja e saj sepse e ka dëmtuar procesin në formën e paraqitjes, sepse ai i ka prirë zgjedhjeve. Është për keqardhje se si një figurë e lartë në parti nuk i respekton vendimet e partisë”.

“Zonja Osmani ka devijuar nga kursi që mban LDK-ja”, ka thënë Hoti në T7.