Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas takimit që kishte me kryetarët e komunave dhe kabinetin qeveritar. Hoti ka thënë se kanë gati një master-plan për fillimin e mësimit në shkolla, por jo në të gjitha nivelet.

“Ministri Likaj na e prezantoi master-planin për arsim. Ky master-plan do të kalojë në Qeveri, ndërsa vendimin do e marr ministria e Arsimit duke i respektuar protokollet, varësisht nga numri i nxënsave në klasë dhe shkollë” ka thënë Hoti.

Kryeministri poashtu ka njoftuar se nuk do të ketë lirim të masave në vend.

“Nuk do të shkojmë ka lirimi i masave. Por nuk do të ketë as masa forcuese. Më shumë do të shkojm tek dhënia e këshillave dhe informimit” ka thënë Hoti.