Hoti fillon vizitën në Tiranë, pritet me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Rama

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Edi Rama transmeton ballkani.info

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Hoti në Republikën e Shqipërisë. Pas takimit, Hoti e Rama do të mbajnë një konferencë shtypi.

Numri një i Qeverisë, do të ketë takime pune gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe më liderët e tjerë politikë të Shqipërisë. /Ballkani.info/