Hoti e pranon tërthorazi se hedhja në votim e rezolutës ishte farsë, thotë e dinin që s’i kishin votat

I ftuar në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti iI pyetur për mosvotimin e rezolutës së djeshme që LDK e prezantoi në Kuvend, nga deputetë të po kësaj parti, Hoti u përgjigj se personat në fjalë për arsye objektive nuk kanë qenë në sallë.

Sipas Hotit edhe sikur deputetët në fjalë të ishin të pranishëm, do të ishin 58 vota, që do të nënkuptonte se prapë rezoluta nuk do të kalonte.

Hoti shton se rezoluta e LDK-së nuk është rrëzuar, por do të jetë në rend dite në seancat e ardhshme derisa ajo të votohet, ose deri kur deputetët e koalicionit PAN t’i thonë jo.