Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar emërimin e këshilltarëve të rinj në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
“Dyfishimi i këshilltarëve nëpër ministri dhe kryeministri që ka ndodhur sot është kulmi i abuzimit me taksat e qytetareve”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.
“Emërimi i 80 zëvendësministrave dhe dyfishimi i pagës për kabinetin qeveritar duket ka qenë vetëm fillimi. Këta duhet ndalur”.








