Hoti: Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme për qytetarët tanë

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.

Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre dhe mobilizimin për fitoren e LDK-së.

“Komuna e Pejës është model për çdo komunë, kjo e dëshmon më së miri, nevojën për qeverisje nga Lidhja Demokratike e Kosovës. E kam marrë besimin për kryeministër nga LDK-ja, dhe ku është privilegj i veçantë jo vetëm për mua por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës. Ne kemi marrë qeverisjen në një kohë shumë të vështirë, kemi marrë vendime që nuk kanë qenë populliste në fillim por ato e hapën rrugën për dialog dhe ndihmë financiare nga SHBA-të dhe BE-ja”, tha ndër të tjerash Hoti.

Ai nënvizoi se, Qeveria Hoti, ndihmoi qytetarët dhe bizneset, i normalizoi marrëdhëniet me partnerët strategjik dhe bashkësinë ndërkombëtare, menaxhoi më së miri pandeminë dhe stabilizoi situatën politike.

“Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme për qytetarët tanë”, u shpreh Hoti.