Kryeministri Avdullah Hoti, në interpelancën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, është duke u përballur me deputetët e opozitës, në veçanti kritika të ashpra ka marrë nga ata të Vetëvendosjes.

Ka qenë shefi i i Grupit Parlamentar nga VV, Rexhep Selimi i cili ka thënë se Hoti në dialogun me Serbinë ka barazuar çështjen e të pagjeturve me të zhvendosurit. Gjithashtu Selimi ka kritikuar Qeverinë Hotin për terhejqen e pikës 10 nga marrëveshja e Washingtonit, ku thoshte njohja reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Mashtrimi ndoshta është transparent, e jo transparencë. A janë bisedimi politike apo teknike, që Qeveria e Kosovës premtonte njohje dh zbardhja e të pagjeturve, dhe ju hoqët dorë nga këto dy çështje”, ka thënë Selimi

Menjëherë ka reaguar, Hoti, i cili ka thënë me ironi se do të kërkoj në interpelanca që si rendë ditë të jetë një pikë ku mund të më shani pastaj të filloj me punën.

Ai tutje ka pyetur deputetët e VV’së nesë ata komunikojnë në mes veti sepse ka marrë 5 ftesa për interpelancë për të njejtën temë.

“Rexhë, edhe 100 herë me ardhë këtu 100 herë kam me i thanë të njejtat fjalë, se dialogu zhvillohet veç për njohje reciproke, nese arrijmë me ba mirë nese jo Kosova dhe Serbia kanë vazhdi si dy vende që se njohin njëra tjetrën”, ka thënë Hoti

“Me keni ftu 5 herë në interplerlanca pak a shumë për të njetën temë, nuk e di se a keni komunikuar në mes veti, këtu me keni edhe 3 vite” ka thënë tutje Hoti.

Ai ri-theksoj se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të jetë marrëveshje e parimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve pas njohjes reciproke.

“Dua ta rikonfirmoj se nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik siç pretendohet në kërkesën për interpelancë. Kosova ka hy në këtë proces vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore. Për të gjitha temat që diskutohen në Bruksel vlen parimi se asgjë nuk dakordohemi derisa nuk dakordohemi për të gjitha çështjet. Pra, asgjë nuk nënshkruhet derisa të dakordohet marrëveshja e plotë përfundimtare ligjërisht e obligueshme që përfshin njohjen reciproke. Marrëveshja përfundimtare do të jetë marrëveshje e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve pas njohjes reciproke. Kjo marrëveshje nuk do të ofrojë zgjidhje kreative të çështjeve të hapura mes të dy vendeve, por do të ofroj zgjidhje sistematike bazuar në konventat ndërkombëtare, marrëveshja nuk do të ofroj zgjidhje të përkohshme apo afatgjate, por zgjidhje të përhershme. Ndryshe nuk do të ketë marrëveshje”, tha Hoti.