Hoti: Angazhimi politik është në funksion të integrimit euro-atlantik, pavarësisht politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar Kroacinë pasi hyri në zonën Shëngen dhe Eurozonë. Ai tha se kjo është e rëndësishme për të gjithë Ballkanin.

Hoti ka shkruar në Facebook se “me padurim pret ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s”.

Ai tha se angazhimi politik i Kosovës “në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”.

“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka.

Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”, ka shkruar ai.