Më shumë se 15 persona kanë mbetur të plagosur, pasi që janë goditur nga një veturë që hyri në një sfilatë karnavalesh në qytetin gjerman perëndimor të Volkmarsen, ka bërë të ditur policia.
Policia ka njoftuar se shoferi është arrestuar, mirëpo, që nuk kanë pranuar që të deklarojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm.
During carnival celebrations in Volksmarsen, #Germany, a car plunged into the crowd.Around 10 people, including children, were said to have been injured. pic.twitter.com/PDp1P3qosT
— aselim_korkmaz (@AselimKorkmaz) February 24, 2020
Mediat gjermane kanë raportuar se në mesin e personave të lënduar ka edhe fëmijë, derisa, dëshmitarët kanë thënë se shoferi kishte hyrë me makinë në turmë me qëllim.
Ky incident vjen më pak se një javë pasi që 11 persona vdiqën në një sulm me armë zjarri që u raportua si më racisti në Gjermani, që pas luftës së dytë botërore.







