shenjat

Horoskopi sot

Ja çfarë thotë horoskopi për ju, ditën e fundit të vitit 2018:

DASHI 21. mars – 20. prill
Ju qe jeni ne çift do dashuroni edhe me shume sot. Do keni dëshirë ta përmirësoni jetën sentimentale dhe do ia dilni mbanë. Beqaret do marrin iniciativën te bëjnë një takim. Pushteti juaj joshës do te testohet dhe rezultati do jete mjaft pozitiv. Jupiteri do ndikoje tek financat. Tregohuni me vigjilente me shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni probleme te mëdha.

DEMI 21. prill – 21. maj
Mos u tregoni shume mosbesues kundrejt partnerit tuaj sot. Nëse ju e ruani ne çdo hap qe hedh ai edhe mund te mërzitet. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Edhe ai ka kohe qe iu pëlqen por nuk ua ka shprehur nga frika se mund te humbe edhe miqësinë tuaj. Dita e sotme do jete e mrekullueshme ne sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për te shpenzuar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Mos ndryshoni asgjë ne jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jete shume e madhe. Është shume e lehte te shkatërrosh gjithçka por për ta rindertuar është shume e vështirë. Nëse jeni vetëm situata juaj do filloje te përmirësohet shume shpejt. Përfitoni sa me shume! Neptuni do ua ndërlikojë sektorin e financave. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos ndërmerrni shume rreziqe.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Sot do bëni gjithçka për te dashurin e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij ngrohtësinë e dëshiruar. Edhe vete do ndiheni mjaft mire. Për beqaret nuk do vije momenti qe ata kane ëndërruar por gjithsesi do fillojnë te hedhin hapat e para drejt dashurisë se shumëpritur. Tek financat planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë. Mundohuni dhe ju te tregoheni te matur.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Me Marsin ne anën tuaj, do jeni me sharmante dhe me joshës. Përfitoni nga kjo dite për te shprehur ndjenjat dhe për te planifikuar te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do te udhëhiqen nga Venusi. Ajo do iu mbështesë dhe do ua beje ditën me te bukur dhe emocionuese. Financat nuk do jene aspak te mira. Kujdes me shpenzimet sepse do te rrezikonit jashtë mase dhe nuk do dinit çfarë te bënit.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Influenca e yjeve ne jetën sentimentale te çifteve do jete e favorshme. Përfitoni sa me shume nga kjo klime e qete pa e kthyer kokën pas. Ju beqare edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes çdo detaj dhe me pas vendosni për te ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do iu sjellin përmirësime te financave, por mos u tregoni impulsive me shpenzimet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do keni ndryshime pozitive ne jeten tuaj ne cift sot. Do jeni me entuziaste dhe do e shihni me optimizem te ardhmen me partnerin. Beqaret me ne fund do mund te krijojne nje lidhje. Ajo do iu sjelle kenaqesine dhe rehatine qe keni kerkuar prej kohesh. Me ne fund fati do jete ne anen tuaj ne planin financiar. Do mund te kryeni edhe disa transaksione te rendesishme dhe fitimprurese.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Çiftet do i zgjidhin me mirëkuptim dhe qetësi mosmarrëveshjet qe kane pasur kohet e fundit. Do merrni edhe një vendim te rëndësishëm për te ardhmen. Fale mbështetjes se Venusit dhe Plutonit iu do mund te krijoni një lidhje mjaft intensive me dike qe jeton jashtë por qe ka ardhur për pak kohe këtu. Do ndiheni mire. Do keni një strategji te mire financiare dhe do ruani ekuilibrin.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Situata do jete e qete për çiftet dhe marrëdhënia e tyre do jete mjaft e ngrohte. Do jeni te gatshëm ne çdo moment për ta dëgjuar atë qe keni ne krah. Për beqaret pritet te ketë një romance. Neptuni do ua ngrohe zemrën dhe trupin. Pak maturi ne sektorin e financave është e domosdoshme. Marsi iu këshillon te mos nxitoheni për asgjë nëse iu duhet te merrni vendime.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Do ketë disa turbullira sot ne jetën ne çift dhe do ndieni një frike gati patologjike se mos humbni partnerin. Kjo do sjelle xhelozi te cilat nuk do i pëlqejnë partnerit. Për beqaret është një dite e mire për te reflektuar. Mund te merrni edhe rezultatet e te gjitha përpjekjeve qe keni bere deri me sot. Menaxhojeni me mençuri buxhetin sepse planetët do iu vene përballë vështirësive te mëdha.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Nëse jeni ne një lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nëse jeni beqare nuk duhet te nxitoheni për asgjë ne mënyrë qe mos zhgënjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses një prove me rrezik

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme për te bere hapat e pare dhe për te vene çdo gjë ne rregull. Do gjeni fjalët e duhura dhe çdo gjë do rregullohet. Beqaret do jene te përkëdhelurit e planetëve. Një takim vendimtar do iu sjelle lumturinë. Ne sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe por do ia dilni mbanë me sukses. Besoni me tepër tek fati.