Holanda “shkatërron” Turqinë, Depay ‘hat-trick’

Holanda ka shënuar fitore të thellë ndaj Turqisë, të martën mbrëma në kualifikimet për Botërorin e futbollit “Katari 2022”. “Tulipanët” fituan me shifrat 6:1.

Davy Klaassen shënoi për 1:0 që në minutën e parë, ndërsa dy gola të tjerë në pjesën e parë u shënuan nga Memphis Depay. I njëjti lojtar shënoi për 4:0 në pjesën e dytë.

Ylli holandez kompletoi “hat-trickun” në minutën e 54-të. Për 5:0 shënoi Guus Til në minutën e 80-të, kurse golin e fundit për Holandën e shënoi Donyell Malen në minutën e 90-të. Cengiz Under shënoi fare në fund për Turqinë. Turqia në minutën e 44-t mbeti me një lojtar më pak në fushë. Caglar Souyuncu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Holanda udhëheq në Grupin D me 13 pikë nga gjashtë ndeshje, sa i ka edhe Norvegjia në vendin e dytë. Norvegjia fitoi 5:1 ndaj Gjibraltarit. Erling Haaland shënoi tre gola për Norvegjinë, ndërsa Kristian Thorstvedt dhe Alexander Soerloth shtuan nga një. Reece Styche shënoi golin e vetëm për Gjibraltarin. Ndërkohë Mali i Zi e Letonia luajtën pa gola.