Taulant Hodaj, avokat i akredituar në Dhomat e Specializuara, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se të përmendurve në aktakuzë mund t’iu ngrihet aktakuzë.
“Pasi janë emrat dhe konsiderohen se janë pjesë e ndërmarrjes kriminale. Nuk e dimë se cila është strategjia e Prokurorit të Specializua, të shkojë vetëm te hierarkia apo te të gjithë të cilët ka mundur t’i identifikojë. Siç duket tani për tani ka shkua vetëm në hierarki, si sot dhe si në rastin e Salih Mustafës”, ka thënë Hodaj.
Sipas tij nuk përjashtohet mundësia që të akuzohen edhe emrat të cilëve u janë përmendur në aktakuzën e sotme të Thaçit e të tjerëve.
“Çka kanë të siguruar se nuk do të akuzohen janë ata të cilët janë dënuar ose janë përfunduar me vendim të formës së prerë për një rast të caktuar. Ata nuk do të trajtohen edhe njëherë, nuk do të akuzohen nga Prokuroria për çdo rast tjetër potencial që mundet me pas hetime ose me u ngritë aktakuzë”, është shprehur Hodaj.






