Hodaj: Është për keqardhje, as armiku më i madh nuk do të kishte gjetur momentin më të pavolitshëm për ta goditur kombëtaren

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka shprehur shqetësim me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Federatën e Futbollit të Kosovës e aq me shumë për Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes me Izraelin, ku policia i ka “vizituar” lojtarët në hotel dhe i ka shqetësuar ata me pyetje të ndryshme.

“Lojtarët janë ndaluar në hotel dhe janë pyetur. Unë them se çkado që janë pyetur nuk është në përputhje me ligjin e aplikueshëm pasi nuk ka pasur asnjë urdhër,asnjë flet-thirjre nga prokuroria apo gjykata që të bëjnë asi veprime që kanë bërë. Ata i kanë ndalur lojtarët e kanë ndalur stafin e kombëtares në hotel pa u paraqitur se kush janë, kjo lë shumë për të dëshiruar, aq më shumë në kohën vendimtare kur kemi gjasa reale për kualifikim.

Them se dashakeqi ose armiku më i madh nuk do të kishte gjetur kështu momentin më të pavolitshëm me godit kombëtaren. Nuk ka lidhje me individ, ne secili jemi të kalueshëm, por lojtarët dhe stafi është për keqardhje të pritën në këtë menyrë”, ka thënë Hodaj në konferencën e jashtëzakonshem për shtyp të zhvilluar sot në Emerald.

Kosova të shtunën luan kundër Izarelit por rrethanat e krijuara sot me ndalimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi ka ndikuar shumë keq ne ekipin kombëtar të Kosovës. /Demokracia.com