Historike / Drejtuesit e luftës së UÇK-së në Dukagjin bashkë në një foto

Ata nuk u larguan asnjëherë nga zona e tyre, përkundrazi, qëndruan dhe luftuan deri në ditën e çlirimit. Lufta i zuri në shtëpitë e tyre, prandaj nga mbrojtja e pragut të shtëpisë kaluan në mbrojtje të atdheut.

Bëhet fjalë për vëllezërit Haradinaj të cilët u sulmuan në shtëpinë e tyre në Gllogjan më 24 mars të vitit 1998. Nga ajo kohë e deri më 12 qershor të vitit 1999, luftëtarët e Dukagjinit ishin kudo që kishte nevojë, derisa udhëhiqeshin nga komandanti i Zonës, Ramush Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Dhe aty, pashmangshëm ishte edhe Daut Haradinaj, komandant i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.

Një fotografi të publikuar së fundi përmbledh shumë histori në të. Aty shihen disa nga njerëzit kryesor që mbi supe bartën luftën e UÇK-së në Dukagjin. Në fotografi është Ramush Haradinaj, në mes, Daut Haradinaj, Agim Gashi, Beg Rizaj (dëshmor) dhe drejtues tjerë të luftës.

Fotografi mendohet se është bërë diku në verën e vitit 1998. /Ballkani.info/